Një 43 vjeçare doli përpara gjykatës nën akuzën për vrasjen e tre fëmijëve të saj në Dublin.
Trupat e Conor 9 vjeç, Darragh, 7 dhe Carla 3 vjeç u gjetën brenda një shtëpie në datë 24 janar.
Mamaja e viktimave, Deidre Morley u arrestua ditën e djeshme ndërkohë që gjykata vendosi se ajo duhet të paraqitet përsëri mërkurën e ardhshme.
Ajo i mohoi të gjitha akuzat që rëndonin mbi të.
Policia po vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/