image U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës që u vra në Malin e Zi

Bota e Yjeve

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës që u vra në Malin e Zi

news image

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar përmes një postimi në InstaStory në lidhje me  gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, shkruan Gazeta Sinjali.

Morina ka zbuluar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shumë vështirë po e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj, në mes të kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Më herët u dyshua se zhdukja e ish-shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Megjithatë, ekspertiza tregoi se Elezoviç ishte qëlluar me dhjetë plumba.

/Gazeta Sinjali/