image U fjalosën për punë të shtëpisë, 21-vjeçarja nga Mitrovica rrah nënën e saj dhe zhduket - Sinjali

U fjalosën për punë të shtëpisë, 21-vjeçarja nga Mitrovica rrah nënën e saj dhe zhduket

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Mulla Ilaz Broja’ në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua 46-vjeçare ka denoncuar në Polici vajzën e saj 21-vjeçare, për të cilën ka deklaruar se e ka rrahur fizikisht.

E gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur nënë e bijë patën një fjalosje e cila u bë për shkak të punëve të shtëpisë.

Sipas 46-vjeçares si rrjedhojë e mosmarrëveshjes verbale, vajza e saj e kishte fyer e ofenduar me fjalë të rënda e më pas gjithçka kishte eskaluar në dhunë fizike.

21-vjeçarja pamëshirshëm kishte ngritur dorë ndaj nënës së saj, duke e goditur në kokë me shuplaka.

Kjo bëri që nëna e vajzës ta lajmërojë menjëherë Policinë, të cilët posa morën informatën intervenuan shpejt duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Policët nuk kanë arritur që ta arrestojnë 21-vjeçaren pasi që ajo është larguar nga shtëpia menjëherë pasi kreu sulmin ndaj nënës së saj.

Veprimet ligjore do merren posa e dyshuara të kapet nga Policia.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin