Të premten e 28 korrikut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përfundimisht refuzoi kërkesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit. Pas këtij vendimi, Agron Statovci, Ushtrues Detyre i Kryeshefit të ndërmarrjes publike “Trainkos”, po kërkon që të mbyllen të gjitha mediat e vendit.
Statovci vlerëson edhe se mbyllja e tyre (mediave) do të jetë shërbimi më i mirë për Kosovën.
“Të dashura media, ju ftoj që të solidarizoheni me Klan Kosovën, mbylluni edhe ju. Shërbim ma të mirë Kosovës kurrë nuk mundeni me i bo. Ma mirë me kanë të painfozmum se të dezinformum”, ka shkruar u.d Kryeshefi i “Trainkos”-it.
Ndaj vendimit brutalisht disproporcional dhe arbitrar ndaj mediave të lirë kanë reguar edhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare të lirisë së shtypit, partitë politike në vend, shoqëria civile, e të tjerë, që e kanë quajtur goditje të rëndë ndaj lirisë së mediave, fjalës së lirë dhe mbarë demokracisë.