image Qindra qytetarë po deklarohen të mashtruar, kështu i joshte klientët Artmotin duke i premtuar DigitAlb-in

Kosovë

Qindra qytetarë po deklarohen të mashtruar, kështu i joshte klientët Artmotin duke i premtuar DigitAlb-in

news image

Deri më 30 dhjetor të vitit që e lamë pas, operatori kabllorë “Artmotion” joshte klientët e vet me pakon “Super Plus”, e cila sipas kontratës premtonte internet, programe televizive si dhe sport. Pagesa për muaj e kësaj pako kishte vlerë 24.99euro, ndërsa ajo vjetore 274.90 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Shumë qytetarë të Kosovës nënshkruan këtë kontratë me “Artmotion” për posedimin e pakos “Super Plus”, pako kjo e cila në mesin e 29 operatorëve, e posedonte edhe “DigitAlbi-in”.

Mirëpo, ka disa ditë që shumë qytetarë të vendit kanë dalë me reagime publike pasi të njëjtit po ndihen të mashtruar. Siç raportuan ata, kanalet e “DigitAlb” nuk po transmetoheshin pavarësisht se kishin paguar abonim për transmetimin e tyre.

Për t’u arsyetuar Artmotion doli me sqarim, teksa tha se kanalet që ishin siguruar përmes marrëveshjes me Digitalb janë larguar, meqë ka skaduar marrëveshja mes tyre.

“Për shkak të kompleksitetit të sigurimit të të drejtave programore, Artmotion, përkundër përpjekjeve dhe bisedimeve për të siguruar përmbajtjen nga Digitalb, nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje të re për shkak të ndryshimeve në kushtet e negociuara në mes të palëve në momentet e fundit, veprim ky i cili na ka pamundësuar që të sigurojmë këtë marrëveshje”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila tha se po përcjell me shqetësim ankesat e qytetarëve për disa operatorë kabllorë, teksa paralajmëroi se brenda afateve ligjore do të ndërmerren veprime sipas ligjeve në fuqi.

Po ashtu, kjo Ministri ka bërë të ditur se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit vetëm ditëve të fundit ka pranuar mbi 100 ankesa.

Se do të parashtrojnë ankesë qytetarët paralajmëruan edhe në rrjete sociale, teksa shprehën mllefin e tyre për mashtrimin që u është bërë.

Me sqarim doli edhe vetë DigitAlb, duke thënë: Duke marë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi nisur nga spekullimet e ditëve të fundit te disa kompanive lokale ne Republiken e Kosoves, sqarojme se:

DigitAlb është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje tek familja jone e madhe qe flet SHQIP.

Digitalb po punon në këtë drejtim dhe tëgjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me ne ne menyre qe ti japin sinjal televiziv teleshikueseve ne republiken e Kosoves.

DigitAlb ka bindje se operatorët e Kosovës që duan t’i ofrojnë publikut të vet kanale cilësore mbarëkombëtare, sporte elitare, Kombëtaren Kuq e Zi, Përfaqësuesen e Kosovës, Big Brother VIP Shqipëria etj, do t’i përgjigjen kërkesës së tregut për të bashkëpunuar.

DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare”

Ftojmë lexuesit tanë që ankesat e tyre t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: [email protected]

/GazetaSinjali/