image U.D Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar angazhim të shtuar në trajtimin e rasteve të korrupsionit

Drejtësi

U.D Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar angazhim të shtuar në trajtimin e rasteve të korrupsionit

news image

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit. Në këtë takim morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Takimi ka filluar me raportimet e kryeprokurorëve për raportet tre (3) mujore për rastet e korrupsionit.

U.D. Kelmendi, ka kërkuar angazhim të shtuar dhe efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

“Po ashtu u diskutuan edhe regjistrimet e kallëzimeve penale të kësaj natyre në prokurori, si dhe unifikimi i praktikave brenda sistemit Prokurorial në trajtimin e kallëzimeve penale që paraqitën nga palët për veprat penale kundër korrupsionit, veçanërisht informacionet dhe raportet zyrtare që vijnë nga ana e Policisë”.

“Pjesë përmbajtjesore e këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku u potencuan lëvizjet pozitive në bashkëpunimin e Prokurorit të Shtetit me shtetet tjera, si dhe nevoja e thëllimit të këtij bashkëpunimi, veçmas në çështjet e ekstradimit dhe transferimit të procedurave penale”, thuhet në njoftim.

U.D. Kelmendi, kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që të avancojnë raportimin për zbatimin e Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial.

/GazetaSinjali/