image U bënë llom me njëri-tjetrin, arrestohen dy persona në Han të Elezit

Siguri

U bënë llom me njëri-tjetrin, arrestohen dy persona në Han të Elezit

news image

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Han të Elezit, pasi u rrahën mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e përleshjes, dy personat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Han të Elezit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ata janë udhëzuar që nga aty të shkojnë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët pas lirimit nga spitali, dy të dyshuarit i kanë shoqëruar për në Stacion Policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/