image U bë viral duke i prekur kubëzat e betonit, Rama: Shiqoji, katastrofë e hajgare, gjynah për qytetarin

Sociale

U bë viral duke i prekur kubëzat e betonit, Rama: Shiqoji, katastrofë e hajgare, gjynah për qytetarin

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur rreth videos së tij e cila u bë virale, teksa shihej duke i prekur disa kubëza në një rrugë për këmbësorë.

Rama ka thënë se produkti është katastrofal dhe nuk duhet të përdoren kurrë.

 “Janë produkt katastrofal. Nuk duhet të përdoren kurrë. Shiqoji, katastrof”, tha ai.

Sipas Ramës, ka produkte shumë më të mira vendore se sa këto që po vijnë.

“I kemi pasur tradicionalisht kalldërmat. Kemi gurë të vendit. Shumë më kualitet. Ai i sheh si janë vendosë. As ato që janë të vendosura nuk janë mirë. Baza duhet të jetë që ato të vijnë në vend të vet. E keni parë edhe në Muharrem Fejza. Është mëkat. Në kontratë e kanë këtë material. Është hajgare cka kemi bo. Është gjynah edhe për qytetarin që të ecë mbi to. Krijohen gropa se bazat përfundi nuk janë mirë të krijuara. As shtresat. Të gjitha këto janë probleme që shfaqen në sipërfaqe. Nuk mundesh me iu ikë”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/