Twitter ka shprehur një interes për blerjen e operacioneve të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjiganti i teknologjisë, Microsoft është kompania e parë që është interesuar për ta blerë TikTok-un, por tani Twitter është shfaqur si një kërkues i mundshëm.
Mirëpo, mbetet e paqartë nëse Twitter mund të blejë TikTok-un nga pronarët e saj kinezë dhe mund ta arrijë një marrëveshje brenda 45 ditëve.
Ndërsa, ekspertët besojnë se një marrëveshje e mundshme në Twitter do të përballet me një kontroll më të vogël rregullator sesa ai i Microsoft. /Gazeta Sinjali/