image Tusk fton Mustafën në takimin virtual të EPP-së në kuadër të Samitit të Zagrebit

Politikë

Politikë/ Tusk fton Mustafën në takimin virtual të EPP-së në kuadër të Samitit të Zagrebit

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – videokonferencë, me Liderët e partive popullore të Evropës (EPP).

Në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucionalë dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim Mustafa do t’i diskutojë perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin.

Në këtë takim virtual do të jetë pjesëmarrës edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Në videokonferencë flasin presidenti i Parlamentit Europian, Donald Tusk, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Lajen, nënkryetarët e PE-së, David McAllister, Johanes Han dhe Maria Gabriel.

Pjesëmarrës të takimit virtual do të jetë: kancelari austriak Sebastian Kurtz, kryeministri grek Kirijakos Micotakis, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri bullgar Boyko Borisov, presidenti rumun Klaus Johanis, presidenti i Qipros Nikos Anastasiades, kryeministri slloven Janez Jansa./Gazeta Sinjali/