Turqia ka bërë të ditur të martën se do ta kufizojë eksportin e dhjetëra produkteve në Izrael, duke përfshirë aluminin, çelikun, produktet e ndërtimit dhe plehrat kimike.
Kjo erdhi si rezultat i refuzimit të kërkesës që avionët ushtarakë të Turqisë t’i bashkohen një operacioni për dërgimin e ndihmave ajrore në Gaza.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka njoftuar se Turqia do të vazhdojë t’i zbatojë masat deri kur Izraeli të shpallë armëpushimin dhe të lejojë rrjedhën e pandërprerë të ndihmës në Gaza.
Sipas Fidan, nuk ka asnjë justifikim që Izraeli të bllokojë përpjekjen për dërgimin e ndihmave për popullin e uritur të Gazës.