image Sekretari i PLO-së: Palestinezët do të vendosin për të ardhmen e Gazës, jo Izraeli

Botë

Sekretari i PLO-së: Palestinezët do të vendosin për të ardhmen e Gazës, jo Izraeli

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein al-Sheikh tha të shtunën se “e ardhmja e Rripit të Gazës përcaktohet nga populli palestinez, jo nga Izraeli”.

Deklarata vjen pas debateve brenda Izraelit mbi planin për Gazën kur të përfundojë lufta.

Duke iu përgjigjur këtyre planeve për Gazën e pasluftës, Al-Sheikh tha: “Të gjithë skenarët e propozuar nga politikanët dhe udhëheqësit e okupimit do të çojnë vetëm në dështim. Arritja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe largimi i okupimit është zgjedhja jonë, programi dhe strategjia jonë”.

Si komponenti kryesor i Autoritetit Palestinez, PLO drejton pjesërisht Bregun Perëndimor të pushtuar. Ajo u rrëzua nga Hamasi i Gazës, raporton CNN.

/GazetaSinjali/