Kombëtarja e Turqisë mund të përballet me penalizime nga UEFA për shkak të mënyrës se si futbollistët e saj festuan golin e fitores kundër Shqipërisë. Përshëndetja ushtarake, e përkthyer si mbështetje për ofensivën turke në Siri ka nxitur reagimin e fortë të disa mediave ndërkombëtare.
Sipas tyre, ky gjest shkel rregulloren e UEFA-s “që ndalon çdo referim politik dhe fetar”.
Mediat perëndimore bëjnë të ditur se UEFA mund të nisë një hetim zyrtar për këtë ngjarje, e cila bie ndesh me rregulloren, që flet qartë në raste të tilla.