image Turqia i ofron Kosovës mbështetje në përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë

Drejtësi

Turqia i ofron Kosovës mbështetje në përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağri Sakar dhe sekretaren e tretë, Dilara Köseoğlu.

Në këtë takim, palët njoftojnë se kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe drejtësisë.

Në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë bëhet e ditur se ambasadori turk ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe ofruar mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti në përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët.

Për më tepër, Sakar ka shprehur interes për të bashkëpunuar edhe në fushën e Forenzikës dhe në atë të Mjekësisë Ligjore.

“Ministrja Haxhiu e njoftoi për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për t’i vënë në zbatim ligjet e tilla. Palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në kumtesë./Gazeta Sinjali/