image Turqia depërton në Kosovë dy luftëtarë të cilët morën pjesë në luftëra të huaja

Kosovë

Njoftim/ Turqia depërton në Kosovë dy luftëtarë të cilët morën pjesë në luftëra të huaja

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se janë deportuar dy shtetas të Kosovës, luftëtarë të huaj terroristë.

Në deklaratë thuhet se vazhdojnë deportimet e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre, njofton Anadolu Agency.

Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se deri më tani Turqia ka deportuar 7 mijë e 500 anëtarë të DEASH-it, duke shtuar se aktualisht në burgjet turke ndodhen 1 mijë e 149 terroristë të DEASH-it./Gazeta Sinjali/