image Turneu "Adem Jashari": Karateisti Fuat Berisha fiton medaljen e artë

Futboll

Turneu “Adem Jashari”: Karateisti Fuat Berisha fiton medaljen e artë

news image

Klubi i Karatesë “Fuati” ka mbyllur me suksesin turneun memorial “Adem Jashari”.

Fuat Berisha është zgjedhur karateisti më i mirë i turneut, duke marrë kështu medaljen e artë.

Vendin e dytë e zuri Mujë Krasniqi duke u kurorëzuar me medaljen e argjendtë, ndërkohë që me medalje të bronztë u nderuan Yll Morina dhe Mërgim Bekteshi.

Ndryshe, Fuat Berisha kishte korrur sukses edhe në turneun “Struga Open” pak javë më parë, duke u stolisur me medaljen e argjendtë, teksa Yll Morina dhe Mërgim Bekteshi kishin fituar të bronztën.

/GazetaSinjaliSport/