Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri ka argëtuar një masë jo edhe të vogël fansash, mbrëmjen e djeshme, në “Rinora 4” në Zvicër, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes disa pamjesh që i ka publikuar në storien e tij në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se klubi ka qenë i mbushur me një numër fansash të cilët e duan muzikën e tij.
Njëra nga projektet muzikore, të interpretuara mbrëmë, nga Butrinti ka qenë kënga “Kuku” e cila është njëra nga hitet muzikore të këtij viti.
“Tung 2022”, ka shkruar Butrinti, në mbishkrimin e një postimi teksa shihet turma e madhe e njerëzve.
Kujtojmë se, “Pare” është kënga e radhës nga artisti i mirënjohur, i cili ka treguar se është bashkëpunim me Mozzik dhe Taynën, dhe shumë shpejt do lansohet në platforma muzikore.