Një turmë njerëzish sulmoi një spital meksikan për të shpëtuar një pacient nga koronavirusi, duke pretenduar se pandemia globale është një gënjeshtër dhe një komplot qeveritar.
Rreth 300 persona u sulën drejt spitalit në Motozintla në provincën jugore meksikane Chiapas, duke kërkuar të ekzaminojnë vetë pacientin.
Të pranishmit e cilësuan koronavirusin një gënjeshtër, ndaj së cilës nuk duhet rënë pre.
Turma gjithashtu kërkoi fund të bllokimit nga pandemia, duke pretenduar se virusi nuk ekziston me të vërtetë.
Ndërkaq familjarët e pacientit, të cilët ishin pjesë e turmës, thanë se kishin frikë për sigurinë e tij./ Gazeta Sinjali/