image Turisti skocez bëhet ushqim në Oqeanin Indian, dora e tij gjendet në stomakun e peshkaqenit

Botë

Tragjike/ Turisti skocez bëhet ushqim në Oqeanin Indian, dora e tij gjendet në stomakun e peshkaqenit

news image

Një 44-vjeçar turist skocez është vrarë nga një peshkaqen në ujërat e ishullit të Reunion, në Oqeanin Indian.

Burri ishte shpallur i zhdukur në fundjavë, por një nga duart e tij, me unazën e martesë në gisht, u gjet në stomakun e një peshkaqeni tigër, që kishte ngordhur në breg të ishullit.

Autoritetet kanë bërë testin e ADN-së për të verifikuar identitetin e viktimës.
Investiguesit kanë treguar që turisti dhe gruaja e tij ishin me pushime në ishull kur ai është zhdukur teksa notonte vetëm në Lagunën Hermitage. Kur nuk është kthyer në hotel bashkëshortja ka dhënë alarmin dhe kanë nisur kërkimet me anije dhe një helikopter.

Edhe polumbarët kanë kërkuar në zonë, por pa rezultat.

Në Reunion sulmet nga peshkaqenët nuk janë të rralla. Në javën e fundit një tjetër peshkaqen, është parë pranë një plazhi shumë të frekuentuar dhe është vrarë sepse konsiderohej një kërcënim për plazhistët.