image Turisti shqiptar: Po kënaqemi, hamë ça të kemi, domate, speca

Shqipëri

Turisti shqiptar: Po kënaqemi, hamë ça të kemi, domate, speca

news image

Kanionet e Holtës, destinacioni që nuk duhet humbur nga aventurierët dhe të apasionuarit pas natyrës.

Për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, Kanionet e Holtës mbeten një prej veçorive të natyrës shqiptare. Vetëm 80 kilometra larg nga Tirana ndodhet kjo bukuri e natyrës që mirëpret turistë. Me një gjatësi prej 3.5 kilometër Holta në Gramsh përbën një peizazh mahnitës.

Format e veçanta shkëmbore krijuar nga rrjedha e ujërave të kristalta, pjesë e të cilave janë dhe ato termale. Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma masivisht edhe për shkak të terrenit të saj të thyer, por kjo nuk i pengon aventurierët e lartësive dhe të apasionuarit pas natyrës.

Këtu është më mirë, ambient i pastër, më pëlqen më shumë sesa të iki në plazh. Unë kam 10 vite resht që vij këtu dhe nuk më është mërzitur kurrë”, u shpreh një turist.

Ndërsa një turist nga Kuçova, gjersa tregonte se është hera e dytë që e viziton Holtën tha se nga pamundësia ekonomike për të vizituar detin, ata vizitojnë Kanionet e Holtës duke shtuar “hamë çfarë të kemi, speca, domate… se mish nuk lë Edi Rama (qesh)”.

Për të parë videon e plotë, duhet të klikoni KËTU.

/GazetaSinjali/