Altuna Sjedi e njohur me emrin artistik si Tuna, është njëra ndër artistet më të përfolura shqiptare.
Këngëtarja krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në rrjetin social Instagram, ka publikuar një imazh të djalit të saj Tianit, duke e shoqëruar me një këshillë për të gjithë prindërit.
“Mësoni fëmijët të jenë të mirë me kafshët, ata do të rriten duke qenë të sjellshëm me njerëzit”, ka shkruar në gjuhën angleze, Tuna sipër imazhit.
Kujtojmë se Tuna u bë nënë e një djali në maj të 2017-ës, të cilin e pagëzoi me emrin Tian./Gazeta Sinjali/