Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta që kishte këtë verë.
Biondja, e cila në fillim të muajit korrik ishte në pushime me djalin në Turqi, këtë herë ajo është e shoqëruar nga një mike e saj.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, 34-vjeçarja ka publikuar një sërë imazhesh atraktive.
Teksa në njërën prej fotografive e publikon pamjen e mahnitshme, në të tjerat Tuna ka vënë në pah fizikun joshës, linjat e së cilës janë për t’u pasur zili.
Përveç albumit “Fortuna”, bukuroshja javë më parë lansoi këngën e re të titulluar “Nuk ma do zemra”, projekt ky që u mirëprit nga publiku.
Gjithashtu, artistja Sejdi u kthye me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore pas një kohe të gjatë.