Prej disa kohësh po aludohet se këngëtarja e njohur Tuna dhe Patris Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Si fillim Tuna hoqi mbiemrin Berisha nga “Instagrami” dhe së fundmi ata kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Ata madje nuk ia uruan njëri-tjetrit festën e Shën Valentinit. Patrisi dje hodhi në “Instastory” vetëm një foto me të birin Tianin.
Të gjitha këto veprime thellojnë dyshimet se çifti simpatik i showbizit të jenë ndarë. /Gazeta Sinjali/