Thomas Tuchel ka konfirmuar se Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Gjermanit do t’i skadojë kontrata në qershor të këtij viti dhe do të largohet si transferim i lirë, transmeton Sinjali Sport.
Pas ndeshjes ku Chelsea triumfoi 1-0 ndaj West Ham, tekniku gjerman Tuchel ka konfirmuar largimin e gjermanit.
“Rüdiger do të largohet pasi ne nuk mund të konkurrojmë për shkak të sanksioneve. Por tani nuk e marrim personalisht. Është vendimi i tij”, deklaroi Tuchel.
Chelsea do të humbasë dy qendërmbrojtësit, Rüdiger dhe Christensen.
Christensen do t’i bashkohet Barçës, ndërsa Rüdiger është në bisedime të avancuara me Real Madridin.