image Tubim pro-Putinit në Podgoricë

Rajon

Tubim pro-Putinit në Podgoricë

news image

Duke brohoritur “Rusia”, “Putin” dhe duke kënduar për Kosovën “e Serbisë”, qindra anëtarë të organizatave ruso-serbe u mblodhën para Parlamentit të Malit të Zi më 2 mars për t’i dhënë mbështetje Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Në këtë tubim morën pjesë anëtarë të grupeve të afërta me Kishën Ortodokse Serbe, lëvizjet çetnike dhe pjesëtarë malazez të grupit të motoçiklistëve “Ujqërit e natës”, organizatë nga Rusia, raporton REL.

Të pranishmit kishin veshur ngjyrat e Rusisë dhe Serbisë dhe në këtë ngjarje u panë edhe flamuj të Perandorisë Ruse si dhe flamuri çetnik me mbishkrimin “Liri ose vdekje”.

Në pano po ashtu shkruhej “serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë” dhe “Lutuni Zotit, mbështetuni te Rusia”.

/GazetaSinjali/