Mijëra protestues bllokuan një shesh qendror të Moskës më 29 shtator ndërsa grupet e opozitës kërkuan të rimarrin vrullin pas një vere demonstrimesh që kishin si objektiv zgjedhjet lokale, por edhe një sistem më të gjerë politik në vend. Tubimi ishte përpjekja e parë e madhe nga grupet politike liberale dhe partitë aleate që nga zgjedhjet në fillim të muajit që nxitën valën më të madhe të protestave të qëndrueshme anti-qeveritare në gati një dekadë.
Në vend të zgjedhjeve, tubimi në Moskë u përqëndrua tek “shtypja politike”, pasi aktivistët kërkuan që autoritetet të ndalonin një fushatë sulmesh dhe arrestimesh që kanë në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe rrjetin e tij të mbështetësve në të gjithë vendin.
Aktivistët marshuan kundër taktikave të ashpra të policisë të përdorura në demonstratat e mëparshme si dhe ato që shumë muskovitë thonë se ishin dënime të ashpra burgu kundër të ndaluarve nga policia. Nën një shi të ftohtë më 29 shtator, demonstruesit kaluan nëpër detektorët metalikë të instaluar përgjatë Bulevardit Sakharov përpara se të mblidheshin nën cadra dhe flamuj të partive politike pranë një podiumi, ku pritej të flisnin udhëheqësit.
Tubimi u autorizua nga zyra e kryetarit të bashkisë së Moskës, që do të thotë se ka më pak të ngjarë të ketë arrestime masive nga policia. Organizata joqeveritare Ëhite Counter vlerësoi se rreth 9,000 njerëz ishin pjesëmarrës në fillimin e tubimit.
Në një video të postuar në internet para tubimit, Lyubov Sobol, një aktivist i të drejtave e njeriut dhe mbështetës i Navalnyt i cili ishte një organizator kryesor i mitingjeve të verës, akuzoi qeverinë ruse për ndjekjen e “çështjeve politike” për të “frikësuar opozitën”.