Skuadra amerikane e basketbollit, Bruklin Nets është drejt finalizimit të një shitje rekord.
Joseph Tsai, bashkëthemeluesi i platformës më të madhe të shitjeve në internet, Alibaba, do të bëhet pronari i ri i ekipit.
Tsai do të blejë skuadrën e basketbollit për 2.11 miliardë dollarë, transmeton Sinjali.
Ai hyri në bordin e Brooklyn Nets, duke paguar fillimisht 49% të aksioneve të skuadrës. Xhozef Tsai arriti të paguante një klauzolë që e lejonte të përvetësonte edhe pjesën e mbetur brenda verës së vitit 2021, por palët vendosën për manovrën gjigante financiare, dy vjet nga skandenca.
Tsai që ka një pasuri prej 10 miliardë eurosh, kërkon ta kthejë skuadrën e Nets një prej më të fuqishmeve në kampionatin amerikan të basketbollit.
Parashikimet për këtë sezon janë me një rritje prej 10% të fitimit nga marketingu, shitja e biletave dhe tërheqja e sponsorëve./Sinjali/