image Irving debuton të mërkurën për këtë sezon te Brooklyn Nets

Basketboll

Irving debuton të mërkurën për këtë sezon te Brooklyn Nets

news image

Kyrie Irving pritet të regjistrojë debutimin në këtë sezon gjatë së mërkurës.

Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, pritet të ketë minuta të mërkurën, në ndeshjen e Brooklyn kundër Indiana Pacers, raporton The Athletic.

Basketbollisti nuk është paraqitur në 35 ndeshje të këtij sezoni.

Arsyeja e mungesës së Irving ishte refuzimi i tij për t’u vaksinuar me dozat e nevojitura anti-Covid.

Irving ka targetuar të mërkurën si ditën për të regjistruar debutimin e tij këtë sezon. /Gazeta Sinjali Sporti/