image Tryeza e AAK-së: “Përplasje” mes deputetëve se si duhet vepruar për taksën

Kosovë

Reciprociteti/ Tryeza e AAK-së: “Përplasje” mes deputetëve se si duhet vepruar për taksën

news image

Sot u mbajt tryeza e organizuar nga AAK për taksën dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit. Aty u tha se taksa 100 përqind ndaj Serbisë ka rritur prodhimtarinë e produkteve vendore dhe numrin e të punësuarve në Kosovë prandaj dhe taksa duhet përdorur si pjesë e njohjes reciproke me Serbinë.

Deputeti Gazmend Abrashi ka thënë se qeveria e re nuk duhet ta largojë atë deri në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Ndërkaq, për dallim nga Abrashi, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Blerim Kuqi kërkoi pezullimin e taksës vetëm nëse negociohet për njohje.

Sipas AAK-së, masat e reciprocitetit ndaj shtetit serb do të jetë e vështirë të funksionojnë, pasi është vështirë i zbatueshëm.

Kështu u tha në tryezën që grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të organizuar sot me komunitetin e biznesit lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina./ Gazeta Sinjali/