image Trusti demanton lajmin për humbje të qindra miliona eurove: Gjendemi në një bilanc pozitiv

Financa

Trusti demanton lajmin për humbje të qindra miliona eurove: Gjendemi në një bilanc pozitiv

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një njoftimi e ka demantuar lajmin e publikuar nga disa media, në të cilën thuhet se Trusti ka pësuar humbje të qindra miliona eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Trusti ka bërë të ditur se deri në këto momente gjenden në një bilanc pozitiv.

Sipas njoftimit, thuhet se deri me 6 nëntor 2020, ka pasur rritje nga investimet prej 35 milionë euro për këtë vit. Ndërsa rritje e vlerës së mjeteve nga investimet prej themelimit ka shkuar në 518 milionë euro.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kontribuues,

ditë më parë është raportuar një lajm i rremë se Trusti ka pësuar qindra miliona humbje. I njëjti lajm është përsëritur edhe sot dhe është cituar edhe nga persona publik e media.

Jua konfirmojmë se lajmi ka qenë (dhe është) krejtësisht i pavërtetë. Trusti, në këtë moment, është me rezultat pozitiv mjaft të kënaqshëm. Deri më 6 nëntor 2020 kemi rritje nga investimet prej 35 milionë euro për këtë vit. Ndërsa rritje e vlerës së mjeteve nga investimet prej themelimit ka shkuar në 518 milionë euro.

Kjo nuk do të thotë që gjithnjë do të kemi rritje dhe kthim pozitiv, por vetëm duam ta sqarojmë opinionin që të mos bazohet në deklarata të pabazuara dhe të pavërteta, që edhe i dezinformojnë kontribuuesit edhe e dëmtojnë imazhin e institucionit./Gazeta Sinjali/