Sokol Halili, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas shtatzënë, Hamide Magashi, i ka dhënë fund jetës së tij në momentin që Policia e Kosovës ka lokalizuar vendndodhjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Basri Shabani, ka bërë me dije për Sinjali se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në Emergjencë në QKUK.
Shabani tha se mjeku ka konstatuar vdekjen e 31-vjeçarit.
“Jam në vendngjarje. Me ndihmën e shpejtë të Shtimes e kanë dërgu në QKUK. Është konstatu vdekja e tij”, tha ai për Sinjalin.
Ndryshe, lajmin për vetëvrasjen e 31-vjeçarit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, Sokoli është kapur nga Policia në shtëpinë e tij në fshatin Godanc.
Ndërkohë sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi ku dyshohet se Sokoli ka kryer vetëvrasje.