image Sokol Halili vret veten

Siguri

Sokol Halili vret veten

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen makabre ndaj gruas shtatzënë, Hamide Magashi, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se dorasi ka refuzuar të dorëzohet dhe i njëjti ka kryer vetëvrasje.

“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.

Sipas sinjalizuesve, Sokoli është kapur nga Policia në shtëpinë e tij në fshatin Godanc.

Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e…

Posted by Xhelal Sveçla on Friday, December 2, 2022

/GazetaSinjali/