image Trupat e KFOR-it largohen nga pika kufitare në Jarinje - Sinjali

Trupat e KFOR-it largohen nga pika kufitare në Jarinje

news image

Pas dy javësh, trupat e KFOR-it janë larguar nga pikat kufitare në Jarinje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ishte paraparë me marrëveshjen për targa që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Bruksel.

Marrëveshja, ndër të tjera, parashihte vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 dhe 31 për dy javë, e të cilat u larguan sot.

Kjo marrëveshje erdhi si rezultat i protestave dhe tensioneve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ku banorët e komunitetit serb kundërshtonin vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e përkohshme./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin