image Trupa të pajetë nëpër karrige, foto tragjike brenda spitalit në SHBA

Botë

Koronavirusi/ Trupa të pajetë nëpër karrige, foto tragjike brenda spitalit në SHBA

news image

Foto tragjike tregojnë trupat e viktimave nga koronavirusi në një spital në SHBA që janë stivuar në dhomat bosh. 

Në fotografi, të cilat CNN i mori nga një punonjës i shërbimit të urgjencës në spitalin “Sinai-Grace” në Detroit, duken trupat e pajetë të vendosur nëpër krevate dhe madje karrige, ndërsa të tjerë, të vendosur mbi njëri-tjetrin në dhoma frigoriferike të lëvizshme, të vendosura në parkimin e spitalit.

CNN mundi të konfirmonte me dy punonjës të tjerë të urgjencës së spitalit autenticitetin e fotove, të realizuara në fillim të muajit prill. Mjekët dhe infermierët atje thanë se punojnë me turne 12-orëshe për të përballuar fluksin e të shtruarve, por nuk pranuan që emrat e tyre të bëheshin publik për shkak të shqetësimit për të mos humbur vendin e punës. 

Të dy burimet thanë për CNN se të paktën një dhomë, që zakonisht përdoren për të pushuar mjekët dhe infermierët, ishte kthyer në vend magazinimi për trupat e pajetë, sepse stafi i morgut nuk punonte natën dhe morgu ishte plot. “Nuk kishim më vend ku të ulnim pacientët e shtruar, kështu që nuk mund të mbanin shtretër bosh për viktimat”, tha një punonjës i shërbimit të urgjencës. 

6 punonjës të tjerë konfirmuan për CNN se për shkak të numri të madh të rasteve me koronavirus, në fillim të prillit trajtoheshin rreth 100 deri në 130 persona në të njëjtën kohë, por në ditët e fundit kjo shifër ka rënë në 50. /Gazeta Sinjali/