image Trumpi gjatë një tubimi zgjedhor: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Trumpi gjatë një tubimi zgjedhor: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore ka deklaruar se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet në masë” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet”, ka thënë ai para turmës që e brohoriste.

“’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trumpi teksa në fjalimin gati dyorësh në Karolinën Veriore ka kritikuar vazhdimisht administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.

Pjesa e xhirimit ku ai flet për Kosovën ndërkohë është shpërndarë në rrjetet sociale.

/GazetaSinjali/