image Trump vendosi t’i ndërpresë fondet, Merkel i del në mbrojtje OBSH-së

Botë

Botë/ Trump vendosi t’i ndërpresë fondet, Merkel i del në mbrojtje OBSH-së

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) gjatë një thirrje të drejtuesve të Grupit të Shtatë (G-7) të enjten.

Një mbështetje për OBSH-në nga kancelaria Merkel vjen dy ditë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të ngrirë fondet e SHBA-së për organizatën globale në mes të pandemisë së koronavirusit.

Steffen Seibert, një zëdhënës i qeverisë gjermane, tha se Merkel vuri theksin në atë se pandemia kërkon një “reagim të fortë dhe të koordinuar ndërkombëtar” dhe shprehu “mbështetje të plotë për OBSH-në” dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Komentet vijnë pasi presidenti amerikan i ka vënë disa herë fajin OBSH-së për mënyrën sesi iu përgjigj virusit.

Trump njoftoi të martën se administrata e tij do të ndalonte fondet për OBSH, në pritje të një shqyrtimi të trajtimit të saj të pandemisë./Gazeta Sinjali/