image Trump: Vendi ynë po shkon në ferr, bota po qesh me ne

Botë

Trump: Vendi ynë po shkon në ferr, bota po qesh me ne

news image

Minutat e parë të fjalimit të Donald Trump, pas daljes nga salla e gjyqit, tingëllojnë të njohura  për këdo që e ka dëgjuar më parë fjalimin e tij në fushatën elektorale.

Ai thotë se është përsekutuar që nga nisja e fushatës së tij në 2016, pas dhënë asnjë provë.

Akuzat ndaj tij, rast i historik në SHBA, për një president apo ish-president, Trump i cilëson si “mashtrime”.

Gjatë fjalimit ai përmend edhe bastisjen e banesës së tij nga FBI-ja në 2022, për gjetjen e dokumentave të ndjeshme qeveritare.

“Vendi ynë po shkon në ferr. Është fyerje për vendin tonë pasi bota tashmë po qesh me ne”, shprehet Trump.

/GazetaSinjali/