image Trump vazhdon talljen me qenin që ndihmoi në vrasjen e liderit të ISIS-it

Botë

Trump vazhdon talljen me qenin që ndihmoi në vrasjen e liderit të ISIS-it

news image

Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan, i cili e ndoqi deri në vdekje liderin e ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, tashmë është shpallur ‘Hero i Amerikës’ nga Donald Trump.

Në një postim në Tëitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë një fotografi, të montuar me programin Photoshop, duke dekoruar me medalje, qenin më të famshëm në botë, në luftën kundër terrorizmit islamik, me mbishkrimin ‘AMERICAN HERO!’.

Pak ditë më parë, Trump shkruante në Tëitter: Qeni i mrekullueshëm ka bërë në Siri një punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen e terroristit në Siri.

Gazeta The Neë York Times ka publikuar fotografinë origjinale të një ndarjeje të mëhershme medaljeje, e cila është shfrytëzuar për të bërë montazhin e fotografisë së medaljes për qenin./Gazeta Sinjali/