Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po u rekomandon amerikanëve që të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Këtë rekomandim e bëri të ditur gjatë ditës së premte në një konferencë për shtyp presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ky rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë, numri i viktimave të së cilës në New York është më i lartë sesa ai i sulmeve të 11 shtatorit, 2011.
“Maskat, janë vërtet sipas dëshirës së gjithkujt. Mund t’i mbani ose jo. Unë vetë zgjedh të mos ta mbaj, por disa njerëz mund të duan ta mbajnë”, citohet të ketë ai.
Vendimi për të sugjeruar përdorimin e maskave, erdhi ndërsa guvernatorët e shteteve dhe spitaleve kanë shprehur shqetësim për mungesat e maskave profesionale për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë. Po ashtu, vjen në një kohë kur ekspertët kanë vënë në pikëpyetje vendimin e administratës për të mos nxitur përdorimin e maskës nga publiku, në ndryshim nga vendet e tjera të goditura nga virusi.
Në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve nga virusi është mbi 275 mijë./Gazeta Sinjali/