Presidenti në largim, Donald Trump nuk mori përgjegjësi lidhur me rolin e tij në nxitjen e protestave të dhunshme në Capitolin e SHBA-së ditëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Para se të udhëtonte në Teksas sot paradite, Trump tha se fjalët e tij para mbështetësve javën e kaluar ishin “plotësisht të përshtatshme”.
Disa minuta para se përkrahësit e tij të sulmonin Capitolin, Trump i inkurajoi ata të marshonin drejt ndërtesës së Kongresit, ku ligjvënësit po numëronin votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Presidenti Trump, për muaj me radhë, kishte pretenduar në mënyrë të pasaktë se zgjedhjet e nëntorit ishin manipuluar, pavarësisht nga përfundimet e administratës së tij për të kundërtën.
Ndërsa, protestuesit ishin ende në Capitol, Trump lëshoi një video që dukej se i justifikonte ngjarjet, duke thënë për protestuesit: Ju duam. Jeni shumë të veçantë.