Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij do të bëjë sanksione të reja drejt Iranit, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj caqeve amerikane në Irak.
Këtë deklaratë, Trump, e tha në një konferencë për media, e cila zgjati rreth 10 minuta, transmeton Gazeta Sinjali.
“Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ekonomike shtesë dhe të menjëhershme kundër regjimit Iranian”, citohet të ketë thënë i pari i SHBA-së.
Gjatë kësaj konference, Donald Trump, konfirmoi që asnjë amerikan nuk është vrarë në sulmin e mbrëmshëm, si dhe kërkoi që shtetet e tjera të reflektojnë se Irani duhet të ndalë ambiciet për armët bërthamore, në mënyrë që të bota të jetë më e sigurt.
Trump përgjatë këtyre 10 minutave iu drejtua vetë publikut, duke mos pranuar pyetje nga gazetarët e pranishëm./Gazeta Sinjali/