image Trump: Rusia ndoshta ndihmon Iranin, por përpjekjet po ua shkatërrojmë me themel

Botë

Trump: Rusia ndoshta ndihmon Iranin, por përpjekjet po ua shkatërrojmë me themel

news image

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Rusia mund t’i ketë kaluar Iranit informacione inteligjence për bazat ushtarake amerikane, por sipas tij kjo nuk ka pasur ndikim të madh në zhvillimet e luftës.

“Pra, ata mund të jenë duke dhënë informacione, por nëse janë, kjo nuk ka funksionuar”, u tha Trump gazetarëve të hënën gjatë udhëtimit me avionin presidencial “Air Force One”.

Ai shtoi se këto të dhëna nuk kanë ndikuar shumë, duke theksuar se SHBA-ja po vazhdon sulmet ndaj Iranit.

“Sepse ne po i shkatërrojmë plotësisht”, deklaroi Trump, raporton CNN, transmeton Sinjali.

Deklarata e tij erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte pretenduar se Rusia po e ndihmonte Iranin duke i ofruar informacione për bazat amerikane.

Megjithatë, Trump tha se nuk beson se Moska po e bën këtë në një shkallë të madhe.

“Nuk mendoj se kanë qenë duke e bërë këtë. Sigurisht, jo në një nivel të lartë”, tha presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/