image Torino siguron Comuzzon, marrëveshja arrin 20 milionë euro

Futboll

Torino siguron Comuzzon, marrëveshja arrin 20 milionë euro

news image

Torino është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Fiorentinës, Pietro Comuzzo, në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën totale prej 20 milionë eurosh.

Sipas disa mediave italiane, përfshirë “Sky Sport Italia”, “Calciomercato” dhe “Sport Mediaset”, klubet kanë avancuar në bisedime dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.

21-vjeçari pritet t’i bashkohet Torinos fillimisht në formë huazimi për një sezon, me një kosto prej 1 milion eurosh. Klubi nga Torino do të ketë më pas mundësinë për ta blerë përfundimisht kartonin e tij në qershor të vitit 2027 për 19 milionë euro të tjera.

Në garë për Comuzzon kishin qenë edhe Lazio dhe Sassuolo, por Torino duket se ka avancuar më së shumti dhe mund ta mbyllë marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme.

Mbrojtësi italian ka dy paraqitje me kombëtaren e Italisë dhe karrierën e nisi në akademinë e Udineses, para se të kalonte te të rinjtë e Fiorentinës në vitin 2019.

Ai u ngjit gradualisht në ekipin e parë dhe që nga viti 2023 është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës nga Firence. Me fanellën e Fiorentinës, Comuzzo ka zhvilluar 91 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar dy gola.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/