image Trump: Rrëzimi i aeroplanit në Iran nuk ka të bëjë me Amerikën

Botë

Reagim/ Trump: Rrëzimi i aeroplanit në Iran nuk ka të bëjë me Amerikën

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikes, Donal Trump, tha se ka dyshimet e tij për rrëzimin e  aeroplanit në Iran.

Këto deklarata Trump i tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Ai dyshon se përplasja e avionit të fundit në Iran të ketë ndodhur për shkak të çështjeve mekanike, duke aluduar se dikush mund të kishte bërë një gabim nga ana tjetër dhe se kjo nuk ka të bëjë me Amerikën.

“Unë nuk dua ta them këtë sepse njerëzit e tjerë kanë dyshimet e tyre, por që dikush mund të kishte bërë një gabim nga ana tjetër dhe kjo nuk ka të bejë me ne”, tha presidenti amerikan.

Kujtojme se si pasojë e rrëzimi të aeroplanit ukrainas vdiqën 176 persona, prej  tyre 82 qytetarë iranianë, 63 kanadezë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

Rrëzimi i aeroplani erdhi në kohë të tensioneve të larta midis Iranit dhe ShBA-ve.