Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve që nxorën demokratin, Joe Biden si triumfues, transmeton Gazeta Sinjali.
Trump paralajmëron se rezultatet do të vijnë javën që vjen pasi republikanët po bëjnë progres.
Ai thotë se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.
”Ne jemi duke bërë progres të madh. Rezultatet fillojnë të vijnë në javën tjetër. Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri”, theksoi Trump.