image Trump reagon pas fitores së Johnsonit në Britani

Botë

BREXIT/ Trump reagon pas fitores së Johnsonit në Britani

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas rizgjedhjes së Boris Johnsonit, kryeministër të Britanisë.

Trump fitoren e Johnsonit e sheh si pararojë të asaj që do të ndodhë në SHBA.

“Dëshiroj të përshëndes, Boris Johnson për fitoren fantastike. Mendoj se kjo mund të jetë një pararojë e asaj që do të ndodhë në vendin tonë”, tha presidenti amerikan.

Për fitoren e Johnsonit, Trump kishte shkruar edhe në Twitter.

“Britania e Madhe dhe SHBA-ja do të jenë tashmë të lira të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare pas Brexit. Kjo marrëveshje do të jetë potencialisht shumë më e madhe dhe më fitimprurëse sesa çdo marrëveshje që mund të arrihet me Bashkimin Europian. Bravo Boris!, shkruante Trump në Twitter./Gazeta Sinjali/