image Trump pritet me protesta në qytetet e terrorizuara nga sulmet

Politikë

Trump pritet me protesta në qytetet e terrorizuara nga sulmet

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar të mbijetuarit e sulmit masiv në El Paso të Teksasit, një nga dy qytetet e tronditura nga sulmet me armë, ku humbën jetën 31 persona.

Presidenti qëndroi më shumë se një orë në Qendrën Mjekësore Universitare të qytetit duke biseduar me stafin dhe viktimat para se të vizitonte edhe Urgjencën e qytetit.

Presidenti amerikan u prit me protesta. Disa qytetarë përgjatë rrugës mbajtën pankarta ku shkruanin “Shkoni në shtëpi. Ju nuk jeni të mirëpritur këtu!” dhe “Racizmi nuk është i mirëpritur këtu”.

Po ashtu, Trump vizitoi edhe Dejtonin në shtetin e Ohajos ku nga një tjetër sulm u vranë nëntë persona.

Ndryshe, banorët dhe politikanët vendës fajësojnë retorikën e kreut të Shtëpisë së Bardhë kundër emigrantëve dhe si nxitës të sulmeve. Në një fjalim të mbajtur një ditë pas ngjarjeve, Trump i dënoi aktet e urrejtjes, racizmin dhe ideologjinë e epërsisë së racës së bardhë mbi të tjerat.

Ndërkohë Byroja Federale e Hetimit ka njoftuar nisjen e hetimeve për terrorizëm. /Sinjali/