image Trump për Bolton: Po ta dëgjoja atë do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore

Botë

Kritika/ Trump për Bolton: Po ta dëgjoja atë do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ish këshilltari i tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, do ta çonte vendin në Luftën e Gjashtë Botërore nëse do të qëndronte në atë pozitë.

Trump këtë koment e ka bërë në mes të kritikave nga Bolton, si përgjigje mbi raportimet se ky do ta botojë një libër që do të shkojë në dëm të mbrojtjes së kreut të Shtëpisë së Bardhë lidhur me rastin e padisë ndaj tij, shkruan Euronews.

“Për dike që nuk mori miratimin si ambasador në OKB, nuk mund të merrte miratim për asgjë, por m’u “lutë” për një punë pa miratimin e Senatit të cilën unë ia dhashë pavarësisht se më thoshin “mos zotëri”, ka thënë Trump.

“Kishte shumë gabime në gjykim dhe u pushua nga puna, pasi që sinqerisht nëse do ta dëgjoja ne do të shkonim në Luftën e Gjashtë Botërore dhe tash shkruan libër me të pavërteta. E gjithë Siguria Kombëtare e klasifikuar. Kush do ta bënte këtë?”, është shprehur Trump.