image Trump pajtohet me fatin, njofton krijimin e zyrës së ish-presidentit

Botë

Trump pajtohet me fatin, njofton krijimin e zyrës së ish-presidentit

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump siç duket është pajtuar me fatin e tij, për humbjen e zgjedhjeve dhe postit të presidentit të SHBA-së.

Kjo pasi që Trump ka njoftuar se kanë krijuar zyren e ish-presidentit, e cila do të menaxhohet nga ish-ndihmësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate pasi Biden e mori detyrën e presidentit.

Në këtë deklaratë thuhet se zyra e re do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e korrespondencës së ish-presidentit Trump, deklaratave publike, paraqitjeve dhe aktiviteteve zyrtare.

/Gazeta Sinjali/