Ish-presidenti amerikan, Donald Trump siç duket është pajtuar me fatin e tij, për humbjen e zgjedhjeve dhe postit të presidentit të SHBA-së.
Kjo pasi që Trump ka njoftuar se kanë krijuar zyren e ish-presidentit, e cila do të menaxhohet nga ish-ndihmësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmi u konfirmua përmes një deklarate pasi Biden e mori detyrën e presidentit.
Në këtë deklaratë thuhet se zyra e re do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e korrespondencës së ish-presidentit Trump, deklaratave publike, paraqitjeve dhe aktiviteteve zyrtare.